Burime nga BESA për TS: Fatmir Limani drejt shkarkimit nga posti i ministrit?

Pas përplasjeve të fundit mes Fatmir Limani dhe dyshes së Lëvizja BESA, Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit, siç duket mund të përfundojë me shkarkim edhe nga posti i ministrit Fatmir Limani.

Një funksionar i lartë i BESËS i ka thënë portalit TetovaSot se Fatmir Limani nuk e ka gjatë si ministër.

“Fatmiri tani mundohet që të krijojë vëmendje sepse e ka kuptuar se do të shkarkohet ashtu siç u shkarkua nga BESA. Ai gjatë gjithë kohës ka pasur privilegje në parti pa dhënë asnjë kontribut. Ai nuk ka as votues. Ai nuk ka as peshë në popull, por ai përfitoi më shumë se sa partia komplet”, thotë funksionari i BESËS për portalin TetovaSot, i cili kërkoi që të mos i shkruhet emri.

Sipas tij, kjo punë është e kryer, kryetari Kasami i ka thënë kryeministrit Hristijan Mickoski le ta marrë me vete, por jo më në BESA.

Kryetari Kasami i ka thënë kryeministrit Mickoski që nuk i pengon fare marrja e Fatmir Limanit si ministër i VMRO-DPMNE, por nuk dihet nëse VMRO-së i duhet Fatmir Limani, pasi edhe ata nuk e duan si ministër të vetin”, thotë më tej funksionari i lartë i BESËS për TS.

Në fund, funksionari i BESËS shprehet se ai që tradhton familjen e tij, si mund të jetë besnik ndaj një miku?

Fatmir Limanin e kemi pritur se do të jetë i tillë, pasi ai bëri tradhti familjare, ai shfrytëzoi pushtetin e dajës së vet 20 vite pra e shfrtytëzoi Ali Ahemtin dhe në fund e tradhtoi Ali Ahmetin e ne presim që të jetë besnik ndaj BESËS. “Tradhtari mbetet tradhtar”, thotë në fund funksionari i BESËS.

Ndryshe, disa degë të BESËS si Kërçova, Struga dhe Dollneni janë shprehur publikisht se do të vazhdojnë rrugën me Fatmir Limanin e jo me Bilall Kasamin dhe Adnan Azizin./TS/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo