Tiranë/ Hoxha –Jaupaj: Forcimi i mbrojtjes së koordinuar të zonave ndërkufitare





Në kuadër të Forumit Ministror për Korridorin 8 në Tiranë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi takim me ministrin e Mjedisit Jetësor të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj.

Ministri Hoxha në takim theksoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët në mbrojtjen e zonave ndërkufitare dhe në zbatimin e standardeve evropiane për ruajtjen e biodiversitetit dhe përballimin e sfidave klimatike.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi rajonal është kyç për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, menaxhimit të burimeve natyrore, trajtimit të mbeturinave, si dhe për avancimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të agjendës së gjelbër evropiane.

Ministri Jaupaj shprehu gatishmëri për thellimin e partneritetit institucional dhe për realizimin e iniciativave konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe të jetës së qytetarëve në të dy vendet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo