Gjashtë ditë sfidë, sakrificë dhe krenari: Flamuri i Kosovës valon në 5.900 m, në ‘çatinë’ e Afrikës – Kilimanxharo
Në nder të Ditës së Pavarësisë, 17 shkurtit, një grup nga Kosova ka vendosur flamurin e Kosovës në majën e Kilimanxharos.
Këtë e ka bërë të ditur Petrit Kllokoqi, i cili e vendosi flamurin në majën e malit Kilimanxharo, që është në 5 mijë e 900 metra.
Kjo arritje erdhi pas gjashtë ditësh përplot sfida, sakrificë dhe më plot krenari, në ndër të Ditës së Pavarësisë – një nga ditët më të mëdha në historinë e popullit tonë.


