“Drejtësi, jo politikë”, përfundon marshi për çlirimtarët





Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

Në këtë marsh pjesëmarrëse ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky marsh po mbahet në 18 vjetorin e pavarësisë dhe në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo