Selmani: Kur në Kosovë helmoheshin fëmijët, ti Bilall i thurje vargje Titos

LajmeSelmani: Kur në Kosovë helmoheshin fëmijët, ti Bilall i thurje vargje TitosPublished 31 minutes ago on 16.02.2026By Redaksia
Shkruan Nafie Selmani

Ishin vitet 1987/88, periudhë e rëndë për shqiptarët, kur pas represionit politik toponimet në gjuhën shqipe u kthyen në maqedonisht. Në atë kohë, si nxënëse e klasës së shtatë, Nafie Selmani kujton se u përball me presion vetëm pse kundërshtoi që Shkupin ta quante “Skopje” dhe Kërçovën “Kiçevo”.

Ajo rrëfen se për këtë qëndrim u dërgua për “disiplinim” te pedagogu i shkollës, duke u konsideruar rast “problematik” dhe politikisht i rrezikshëm për kohën. Megjithatë, falë mirëkuptimit të disa mësimdhënësve, rebelizmi i saj i njomë patriotik u trajtua me kujdes dhe maturi.

Selmani thekson se ajo ishte periudha kur në Kosovë helmoheshin fëmijët dhe rriheshin studentët, ndërsa shqiptarët përballeshin me presion të vazhdueshëm institucional.

Në këtë kontekst, ajo sjell në vëmendje faktin se një nga liderët aktualë të VLEN-it, Bilall Kasami, në vitin 1988 kishte shkruar një poezi për Titon, duke e quajtur “trim të rrallë”, për të cilën ishte shpërblyer me vendin e katërt në një aktivitet shkollor.

“Secili mund ta ketë historinë e vet patriotike,” shkruan Selmani, duke vënë përballë dy realitete të asaj kohe: dikush duke u përplasur me mësues për të mbrojtur gjuhën dhe kulturën, e dikush duke e shkrirë patriotizmin në vargje për figurat e sistemit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo