Kurti pas takimit me Ramën: Diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kurti bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar marrëveshjet bilaterale ekzistuese, fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi, si dhe mundësitë e reja dhe sfidat e përbashkëta.
Ai theksoi se me mandatet e ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synojnë t’u shërbejnë edhe më shumë qytetarëve të të dyja republikave.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë” ka shkruar Kurti

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo