Gazetari i portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, po sjell pamje pamje live nga terreni për situatën e rëndë të krijuar si pasojë e përmbytjeve në fshatin Forinë, në komunën e Gostivar.
Ademi ka sjellë pamje që dëshmojnë për gjendjen e vështirë në terren, ku reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar vërshime të ujit në disa zona, duke përmbytur rrugë dhe hapësira përreth shtëpive.
Sipas raportimeve nga terreni, situata ka krijuar shqetësim tek banorët, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për menaxhimin e gjendjes.
Gjatë ditës së sotme, përmbytje janë regjistruar edhe në disa komuna të tjera, përfshirë Tetovë, Kërçovë dhe Saraj, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëme materiale.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave të rrezikuara, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve pas stabilizimit të motit./TS