Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, në disa vendbanime të Komunës së Sarajit janë regjistruar përmbytje, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe dëme në infrastrukturën lokale.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe ministri i Ekologjisë Muhamet Hoxha, i cili ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për largimin e ujit, pastrimin e rrugëve dhe kanaleve, si dhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
Sipas tij, të gjitha institucionet janë në koordinim të plotë dhe do të vazhdojnë angazhimin deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
“Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në disa vendbanime të komunës së Sarajit ka pasur përmbytje, duke krijuar vështirësi për banorët dhe infrastrukturën lokale.
Ekipet janë në terren, ku po punohet intensivisht për largimin e ujit, pastrimin e rrugëve dhe kanaleve, si dhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
Të gjitha institucionet janë në koordinim të plotë dhe do të vazhdojnë angazhimin deri në normalizimin e plotë të gjendjes. ” ka shkruar Hoxha.
Ai ka apeluar tek qytetarët për kujdes maksimal, duke kërkuar që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.
“ Apelojmë tek qytetarëve për kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve. Siguria e çdo familjeje është prioritet, ndërsa mbështetja dhe reagimi institucional nuk do të mungojë”, ka shkruar ministri i Ekologjisë Muhamet Hoxha./TS/