U kthye nga Siria pas 12 vitesh, momenti kur e reja takon dhe përqafon nënën e vëllain pasi mbërriti në Shqipëri





U kthye nga Siria pas 12 vitesh, momenti kur e reja takon dhe përqafon nënën e vëllain pasi mbërriti në Shqipëri

Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.

Top Chanel ka siguruar këtë video kur Eva ka mbërritur në shtëpi e takohet pas 12 vitesh me të ëmën Mide Dumanin.

Një moment prekës e plot lot gëzimi prej nënës e të bijës. Pak momente më pas takimi me Endrin i kthyer nga Siria 6 vite më parë.

Një dramë e vërtetë 12 vjeçare për Mide Dumanin të cilës bashkëshorti Shkëlzeni ia mori fëmijët duke i çuar në Siri.