Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.
Avokati i tij, Eric Tully është duke paraqitur fjalën e fundit.
Në procesin e madh gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë së enjtes avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për emërime të personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara.
Roberts gjithashtu tha se Selimi është i pafajshëm dhe se duhet të shpallet i pafajshëm, njofton Klankosova.tv.