Dikson: Pretendimet e Prokurorisë janë përpjekje të kota, trupit gjykues të ndajë faktin nga shpikjet
Në Gjykatës Speciale në Hagë zhvillohet dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Mbrojtja e Kadri Veselit pretendimet e Prokurorisë I cilëson si “përpjekje të kota” dhe i bën thirrje trupit gjykues që të ndajë faktin nga shpikjet. Një ditë më pare mbrojtja e Thaçit tha se nëse ai shpallet fajtor, do të ishte “padrejtësi ligjore dhe historike”. Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit. Katër të akuzuarit në Hagë janë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie… Fatkeqësisht, prokuroria bënë akrobaci në argumentet e saj kur nuk ka prova kundër klientit tim dhe është pikërisht kjo të shqetëson tej mase. Mund ta imagjinoni se si ndihet klienti im në burg plot ankth në një çështje të mund të perceptohet që është e vërtetë vetëm pse argumenti e zhvendos këtë”, deklaroi Rodni Dikson, Avokat i Kadri Veselit.