SKANDAL/ Sedat Rushani përmend Adnan Azizin si të përfshirë në shkarkimin e tij. “Nuk pranova pazare dhe korrupsion për lidershipin e BESËS”





“Jam gati të flas me emra, data dhe fakte për shkarkimin tim” thotë ashpër Sedat Rushani për shkarkimin e tij.

Ish drejtori i Metrologjisë i shkarkuar nga Bilall Kasami thotë se në këtë prces është i involvuar Adnan Azizi.

“Nëse nuk e di ose bën sikur nuk e di, le ta pyesë Adnan Azizin, shefin e tij, i cili e di shumë mirë se si janë marrë vendimet dhe kush ka shtyrë për këtë shkarkim. E vërteta nuk fshihet dot” ka shkruar Rushani.

Ai thotë se nuk do kursej askënd që është i përfshirë në këtë proces për ta njullosur figurën e tij.

“Nuk do të kursej askënd: as individë, as struktura partiake, as shërbime teknike private që kanë qenë të involvuara në këtë proces. Koha e heshtjes ka mbaruar” shton më tej Rushani.

Ndryshe në Lëvizjen BESA ka plasur skandali ku sonte pritet që Kuvendi i partisë të shkarkoj edhe Fatmir Limanin nga partia dhe të mësohet se çka më tutje me këtë parti./TS/