Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka thënë se si VLEN janë të fokusuar jo te BDI, por te programi dhe premtimet ndaj qytetarëve.
Thotë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte nisur për ta fituar, jo vetëm në Çair, “por Shkupi ra dhe BDI u çrrënjos nga kryeqendra, sepse këtu hy siç thotë edhe Saraji e Haraçina”.
“Në BDI jam prej themelimit, e njoh mirë, por nuk është Pentagon. Nuk ka atje që bëjnë analiza aq të thella, u krijua një lloj miti, por për ta djeg Bujarin vetëm për të më nxjerrë mua prej qeverie është çështje konspirative, hipotetike. Por unë i besoj punës ekipore, edhe unë kur kam qenë atje i kam bërë punët me bashkëpunëtorët. Por kur i glorifikojnë figurat, i rrisin figurat edhe dëshpërimet janë më të mëdha, nuk i besoj individit, por punës”, ka thënë Mexhiti.
Bajram Vardari ka qenë i angazhuar “pro bono”
Mexhiti ka sqaruar edhe një herë se arkitekti Bajram Vardari ka qenë i angazhuar në fushatën në Çair pa asnjë kontratë, apo pro bono (për të mirën e përgjithshme).
“Bajram Vardari është shkupjan, vjen nga Crni vrvi i i Shkupit, është njeri i realizuar, ka punuar në komunën e Stambollit, derisa ka qenë Taip Erdogani, ka qenë dora e djathtë i Rexhep Alltepes poashtu shqiptarë nga Çairi të cilët janë njerëz të realizuar. Këtë thjeshtë e kanë bërë për çështje patriotike, atdhedashurie, se e duan Shkupin, e duan Çairin, ka ardhur ka kontribuar pa asnjë kontratë e asnjë harxhim. Është angazhuar pro bono, si shkupjan”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.