Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në Clic Plus ka deklaruar se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar takim me të përmes ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani.
“E kemi biseduar edhe në takim se ka përcjell kërkesën e mundshme të z.Ahmeti për takim, që ndoshta unë nuk e vlerësoj se ndoshta do të ishte kërkesë që duhet të vijë nga një ambasador, por sidoqoftë, kjo që e thoni ju është shqetësim i një pjese të madhe të strukturës së VLEN-it se ambasadori edhe me takimin atë ditë fillimisht me ministrin e Shëndetësisë, pastaj me mua dhe më në fund me z.Ahmeti, kur më herët z.Taravari akuzoi se një ndër ata që kanë biseduar me z.Ahmeti për të qenë pjesë e projekti të BDI-së, ka qenë edhe z.Azir Aliu, pra po duket se, apo po lexohet nga disa që ambasadori në momente të caktuara po rrëshqet në drejtim të një ideje partiake apo politike që nuk do të duhej të jetë”, shtoi Kasam