
Sigurisht, për deri sa është në atë pozitë si propozim i VLEN-it, që ka ardhur nga Lëvizja Besa, edhe në rikonstruimin eventual, të parë që do të ndodhë, do të vijnë propozimet nga VLEN-i. Dhe sigurisht që duke respektuar propozimet nga subjektet që e përbëjnë VLEN-in, tha Bilall Kasami në Click Plus të TV21, në pyetjen nëse ka autoritet të shkarkojë ministrin Fatmir Limani, në rast se nuk arrijnë të sqarohen në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Qendror.
Paraprakisht, Kasami tha se pret që ministri i Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve, të flet para Kuvendit për punën e tij.
“Unë do të kisha dashur fillimisht t’i shtjellojmë të gjithë situatën , me gjithë kompleksitetin e saj brenda Kuvendit dhe nëse gjejmë zgjidhje se ku po çalon udhëheqisia me një dikaster kaq të rëndësishëm dhe se si mund ta përmirësojmë performancën tonë, ndoshta nuk është e nevojshme që sot të flasim nëse është çështje e sqarueshme para organeve të partisë”, tha mes tjerash Kasami.