Një përleshje me grushte shpërtheu në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të Drejtësisë dhe të Brendshëm.
Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së pushtuan foltoren për të penguar betimin e Akın Gürlek, i emëruar Ministër i Drejtësisë.
Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit, duke çuar situatën në përplasje fizike mes palëve. Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit.
CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror. Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit, shkruajnë mediat e huaja.