Një gazetar ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit. Në sfond dëgjohen zëra ku thuhet se “është gazetar amerikan që bën podkast”, por mësohet se bëhet fjalë për gazetarin Arian Asimi.
Siç shihet edhe nga pamjet ai është ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve.


“Oh my God…”- dëgjohet të thotë ai.
Protestuesit e tjerë, por edhe forca të rendit i kanë ardhur në ndihme duke i dhënë atij ujë.
gazetari i huaj
Protesta nga kryeministria u zhvendos para parlamentit, ku pati tensione pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lot sjellës dhe autobote me ujë.