Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriutsonte në orën 22:05 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra në veri të qytetit të Tetovës dhe 22 kilometra në lindje të Prizrenit, me një thellësi prej 5 kilometrash.
Tërmeti është regjistruar rreth 14 kilometra në veri të Tetovës dhe 23 kilometra në lindje të Prizrenit, duke u ndier edhe në disa zona të Kosovës dhe rajonit përreth.
Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet përkatëse janë duke monitoruar situatën dhe mbledhur informacion shtesë.
