Tërmeti i fortë dridh Maqedoninë dhe Kosovën, ja ku ishte epiqendra e goditjes





Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës sonte në orën 22:05 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.137° gjerësi veriore dhe 20.998° gjatësi lindore, në një thellësi prej 5 kilometrash, njofton TS.

Tërmeti është regjistruar rreth 14 kilometra në veri të Tetovës dhe 23 kilometra në lindje të Prizrenit, duke u ndier edhe në disa zona të Kosovës dhe rajonit përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet përkatëse janë duke monitoruar situatën dhe mbledhur informacion shtesë.