E rëndë në Itali, babai arrestohet pasi përdhunoi për vite me radhë vajzën e tij dhe e la shtatzënë





Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit.

Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria.

Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat.

Sipas hetuesve, fëmija ishte abuzuar për vite me radhë nga babai i saj, i cili dyshohet se shfrytëzoi pozicionin e tij brenda familjes. Babai është dërguar menjëherë në burg, ndërsa hetimi vazhdon për më shumë prova.