Jetë në prag të vdekjes: Babë e birë të braktisur nga shteti jetojnë në kushte çnjerëzore në Gostivar (VIDEO)





Në një banesë pa asnjë kusht jetese, të dhënë nga shteti vite më parë, babë e birë në Gostivar po mbijetojnë në kushte që sfidojnë dinjitetin njerëzor dhe çdo normë humane.

Gazetari i portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, ka vizituar ambientin ku ata jetojnë, duke alarmuar publikun për dramën e heshtur që po zhvillohet para syve të institucioneve. Pamjet e publikuara janë tronditëse: një banesë pa tualet, një krevat pa dyshek, mure të zhveshura dhe një realitet që ngjan më shumë me një skenë horror sesa me një shtëpi.

I biri vuan nga sëmundje të rënda, ndërsa babai, në moshë të thyer, përpiqet të mbijetojë mes varfërisë ekstreme dhe harresës totale. Të braktisur nga shteti dhe të lënë pas dore edhe nga familja e gjerë, ata jetojnë mes dhimbjes, dëshpërimit dhe lutjes që kjo jetë e rëndë të marrë fund.

Kjo histori është një alarm i fortë për institucionet dhe shoqërinë: dy jetë njerëzore janë lënë përballë vdekjes.

Për më shumë, shikoni videon tronditëse nga Gostivari të publikuar nga TetovaSot.