Një javë VLEN, shtatë punë që vlejnë!

Nga zgjidhja për ushtarët profesionistë te autoambulancat e reja, nga pagesat për fermerët te arsimi dhe mbrojtja nga përmbytjet. Kjo është java e qeverisjes VLEN.

✅ Zgjidhje për ushtarët profesionistë pas moshës 45-vjeçare. Qeveria miratoi mundësinë që të vazhdojnë punën në Armatë si personel civil deri në pensionim. Më shumë siguri për ta dhe familjet e tyre.

✅ 100 autoambulanca të reja për shëndetësinë. Investim prej 460 milionë denarësh, me pajisje moderne për ndërhyrje dhe trajtim të pacientëve gjatë transportit. Përfitimi shtrihet nga Likova deri në Strugë.

✅ Mbi 379 milionë denarë për mbrojtjen nga përmbytjet në Saraj. Ministria e drejtuar nga Muhamet Hoxha financon rregullimin e rreth 12 kilometrave të shtratit të Lumit të Thatë. Për më pak se tre muaj janë realizuar 20 për qind e punimeve. Investim për të mbrojtur shtëpitë, pronat dhe tokat bujqësore të banorëve.

✅ Vendim historik për Tetovën e studentëve! Për herë të parë, biblioteka “Koço Racin” merr status universitar. Me propozim të ministrit Sedat Sulejmani, Qeveria miratoi vendimin që i jep bibliotekës rol të gjerë në shërbim të studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve.

✅ Rreth 149,5 milionë denarë të paguar për 1.934 kultivues mollësh. Paratë për prodhimin e dorëzuar tashmë janë në llogaritë e fermerëve. Shlyerja e detyrimeve dhe mbështetja për prodhimin vendas janë edhe në qendër të angazhimit të zëvendësministrit Albrim Hoxha.

✅ Edhe shkollat në vendbanimet shqiptare të Krushevës nuk janë harruar. Zëvendësministri Driton Sulejmani vizitoi Norovën, Aldancën dhe Vërbovecin. Në Norovë, procedurat e urbanizimit janë drejt përfundimit, për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për shkollën e re.

✅ Qershia mbi tortë, jurisprudenca në shqip më në fund po zgjidhet! Me propozimin e ministrit Jeton Shasivari, çështja e lënë zvarrë për 35 vjet po merr rrugën e zgjidhjes.

*VLEN-i n’punë!*

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo