“Askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së që i solli lirinë Kosovës”. Me këtë porosi e ka nisur reagimin e tij deputeti Adnan Azizi pasi Prokuroria e Specializuar në Hagë kërkoi dënim prej nga 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Përkrahje e fuqishme për prijësit e kësaj lufte që po përballen me një gjykim të padrejtë. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Azizi.