
Disa persona dyshohet se kanë tentuar të përfitojnë materialisht në emër të një sëmundje të një fëmije në komunën e Pejës.
Të njëjtit, dyshohet se kanë tentuar ta mashtrojnë edhe babanë e fëmijës, Astrit Begollin.
Begolli, në Klan Kosova tha se pavarësisht se nuk i kanë dhënë askujt të drejtë për të hapur një konto në emër të sëmundjes së fëmijës së tij, ajo prapë se prapë u hap.
“Rasti më shqetësues për mua ka qenë para tri ditëve, kur më ka kontaktuar një person duke u paraqitur si biznesmen, si shok i ngushtë i Mentor Petreles, më tha se dërgon një shumë prej 15 mijë eurove për shpenzimet e djalit, por insistonte që unë të paguaja një komision në bankë. Unë e pash që po më mashtron, e pastaj nisën kërcënimet, e thirri profesorin e ndaluar dhe ma ndali mjekimin në spital. Ja nisi me më sha e me më kërcënu. Veç po du me iu thanë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve”, tha ai.