Prokurori Nathan Quick ka thënë se mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po tenton në mënyrë të vazhdueshme të thotë se Adem Demaçi ishte ai që kishte autoritet.
Por, Quick tha se kjo është e pabazuar.
“Demaçi kishte një rol të kufizuar në krijimin e institucioneve të Kosovës, por ai nuk ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe ai ishte në varësi të Thaçit”, tha Quick.
Të hënën ka nisur faza përfundimtare e gjykimit në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej 4 të akuzuarve.