Çdo shofer i dytë në Mal të Zi rezulton nën ndikimin e drogës





Në Mal të Zi, çdo shofer i dytë i testuar rezulton pozitiv për drogë, tregojnë të dhënat e policisë. Substancat psikoaktive më të zakonshme janë kanabisi dhe kokaina, ndërsa të miturit fillojnë gjithnjë e më herët përdorimin e drogës, ndonjëherë që në moshën 12–13 vjeç.

Policia paralajmëron se drogërat janë lehtësisht të disponueshme në rrugë, veçanërisht pranë shkollave, dhe të rinjtë shpesh targetohen nga trafikantët që i rekrutojnë për tregti. Gjatë tre viteve të fundit janë sekuestruar 4.226 kilogramë lloje të ndryshme droge, por problemi mbetet serioz dhe i pazgjidhur.