Epstein tregon sa para fiton Tony Blair: Pesë milionë këtu, dhjetë milionë atje

Dosjet e Epsteinit zbulojnë një audio-regjistrim që pretendon se Tony Blair i janë paguar shuma “të mëdha” për këshillime.

Një audio-regjistrim nga një bisedë midis të ndjerit Jeffrey Epstein dhe ish-kryeministrit izraelit, Ehud Barak, përmban pretendime se ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair ka fituar shuma shumë të mëdha parash nga puna e tij si konsulent pas largimit nga posti qeveritar.

Regjistrimi, i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara si pjesë e një trupi dokumentesh të lidhura me Epstein, tregon biseda rreth mënyrave se si politikanët e mëparshëm mund të fitojnë para pas largimit nga detyra.

Në regjistrim, Barak thotë se Blair, për shembull, mund të ketë fituar rreth 11 milionë dollarë në vit nga qeveria e Kazakistanit për këshillime dhe ndihmë në lobim për organizata joqeveritare ose organizata të OKB-së.

Epstein, duke komentuar mbi shifrat, tha se dëgjon se Blair merr “shuma gjigante – 5 milionë këtu, 10 milionë atje, 5 milionë diku tjetër”, por shprehu mosbesim për saktësinë e këtyre shumave dhe sesa prej tyre i shkonin faktikisht Blair.

Zëdhënësi i Blairit i tha Al Jazeera-s se Blair kurrë nuk ka diskutuar për fitimet me Epstein apo Barak, dhe se pagesat për punën në Kazakistan nuk i janë bërë atij personalisht, por organizatës që drejton, e cila punësonte njerëz për atë punë, duke shtuar se ajo ishte në përputhje me punët që institucione të tjera ndërkombëtare po bënin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo