Behrami: Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë po mundohen po punojnë për të normalizuar dënimin e krerëve të UÇK-së
Artan Behrami ka deklaruar se Gjykata Speciale, në bashkëpunim me Serbinë dhe sipas tij edhe me bashkëpunëtorë në Kosovë e Perëndim, po intensifikon përpjekjet për të ndërtuar një narrativë që synon pranimin e dënimit të mundshëm të krerëve të UÇK-së. Ai ka bërë thirrje për marshim për drejtësi më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin Skënderbeu.
“Gjykata Speciale, bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim, kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave disa dekadëshe për të krijuar një ambient të pranimit të dënimit të mundshëm të krerëve të UÇK-së.
Pak e frikshme që edhe më tutje ka njerëz që më shumë i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie!
Prandaj, më 17 shkurt, në ora 14:00, të gjithë në Sheshin Skënderbeu, marshojmë për drejtësi!” ka shkruar Behrami.