Bashkëpunim ndërkufitar kundër abuzimeve në telekomunikacion dhe internet





Kina ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me një numër shtetesh për të luftuar kundër mashtrimeve ndërkufitare në telekomunikacion dhe internet, duke arritur rezultate të dukshme, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Në përgjigje të një pyetjeje përkatëse në një konferencë të rregullt shtypi, zëdhënësi i diplomacisë kineze Lin Jian tha se Kina ka bërë përpjekje të mëdha për të çrrënjosur lojërat e fatit online dhe mashtrimet në telekomunikacion dhe internet, duke mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve, si dhe rendin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis vendeve rajonale.

“Kina do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit, të forcojë përpjekjet për të luftuar mashtrimet në telekomunikacion dhe në internet, lojërat e fatit dhe aktivitete të tjera kriminale ndërkufitare, si dhe të çrrënjosë së bashku tumoret malinje të lojërave të fatit dhe mashtrimit”, tha ai.