Vajzat ruse, trajtimet sekrete nga gruaja e tij dhe shantazhi i fundit nga pedofili; si dosjet Epstein shkatërruan imazhin e Bill Gates





Melinda u trondit nga marrëdhëniet e Bill-it me Epstein-in, të cilin ajo e ka përshkruar si një njeri “të neveritshëm”. Si mund të bashkëpunonte kreu i një fondacioni që investon një miliard dollarë për fuqizimin e grave me një pedofil të dënuar?

Edhe pse Gates pretendonte se e njihte pak Epstein-in, doli se e kishte takuar disa herë që nga viti 2011, përfshirë vizita në shtëpinë e tij në Nju Jork, mbrëmje të gjata shoqërore dhe një udhëtim në Florida me avionin privat të Epstein-it. Ky i fundit tentoi të përfshinte Gates-in dhe JP Morgan në krijimin e një fondi filantropik me komision personal prej 30 milionë dollarësh. Gates refuzoi dhe marrëdhëniet u ndërprenë në fund të vitit 2014.

Figura kyçe mes tyre ishte Boris Nikolic, një mjek kroat i emigruar në SHBA, këshilltar shkencor i fondacionit Gates dhe mik i ngushtë i Epstein-it, aq sa ky e emëroi zëvendësekzekutor të testamentit të tij. Përmes tij, Epstein u përpoq të rifitonte kontaktet me Gates-in, duke kaluar më pas në kërcënime dhe shantazhe.

Në vitin 2023 del në dritë se Gates kishte pasur, që në vitin 2010, një lidhje me Mila Antonova-n, një ruse 20-vjeçare, specialiste IT dhe lojtare bridge-i. Epstein e kishte përdorur këtë informacion për ta shantazhuar Gates-in në vitin 2017. Sot, dokumenti i fundit me akuza për sëmundje veneriane dhe prostituta ruse rihap plagët. Një tjetër valë balte mbi figurën e Gates-it, ndërsa ai ndodhej në Melburn, duke ndjekur gjysmëfinalet e Australian Open, në shoqërinë e partneres së tij aktuale, Paula Hurd, e veja e ish-CEO-s së Oracle, Mark Hurd. Pyetja mbetet: a do të jetë kjo goditja e fundit?/ Corriere della Sera