Zyrtarisht Sërbia “hyri” në Tetovë, Kasami: Donacioni në shërbim të tetovarëve!





Ka përfunduar zyrtarisht donacioni i shumëkomentuar, për të cilin dyshohet se vjen nga Serbia, në Tetovë.

Donacioni në vlerë prej 800 mijë eurosh u finalizua sot dhe me këto mjete është renovuar objekti i ish-Mjekësisë së vjetër, i cili tashmë funksionon si gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”.

Kryetari i Komunës së Tetovës deklaroi se ky donacion do t’u shërbejë qytetarëve të Tetovës dhe se është në të mirë të nxënësve, pa e përmendur në asnjë moment origjinën e donacionit, përkatësisht Serbinë.

Gazetari i portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, sjell më shumë detaje rreth këtij informacioni.