Ministri Fatmir Limani, i cili në opinion njihet si pjesë e VMRO-DPMNE dhe i afërt me Mickoskin, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale.
Në një stil si me atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Limani ka shkruar: “Apo rrini, jo jo, spo rina. Abre rini… jo jo spo rina!!! Epo ajde shkoni ateherë…” pa sqaruar se kujt i drejtohet mesazhi, njofton TS.
Ende nuk dihet se për kë konkretisht ka qenë i dedikuar statusi, por sipas spekulimeve, ai mund të ketë qenë një mesazh thumbues për Lëvizjen BESA, në kontekst të qëndrimit të saj në qeveri.
Sipas informacioneve, Fatmir Limani prej kohësh ka raporte të ngrira me liderin e BESA-s, Bilall Kasami, si dhe me Adnan Azizin, çka shton dilemat rreth prapavijës së këtij reagimi publik./TS
