Ish-ministri i Jashtëm gjerman bën thirrje për krijimin e një bombë atomike evropiane





Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka kërkuar krijimin e një arsenali bërthamor evropian, duke theksuar se Evropa nuk mund të mbështetet më vetëm tek garancitë amerikane të sigurisë.

Fischer nënvizoi se Gjermania ka përgjegjësi për lidershipin në kontinent, por ky duhet të ushtrohet bashkë me vendet e tjera të BE-së, me anë të një sistemi të përbashkët mbrojtjeje bërthamore.

“Garancitë amerikane të sigurisë nuk janë më të besueshme që nga ky moment e tutje. Gjermania padyshim mban përgjegjësinë për lidershipin në Evropë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët”, tha Fischer në një intervistë.

Ai mbështet armatimin e përbashkët bërthamor midis vendeve të BE-së, jo një bombë kombëtare që i përket vetëm Gjermanisë.