Kina dhe Mbretëria e Bashkuar synojnë një partneritet të gjithanshëm e të qëndrueshëm strategjik afatgjatë

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten në Pekin me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, i cili ndodhet në vend për një vizitë zyrtare. Të dyja palët ranë dakord për të zhvilluar një partneritet të gjithanshëm e të qëndrueshëm strategjik afatgjatë.

Xi Jinping theksoi se situata aktuale ndërkombëtare po përjeton ndryshime dhe turbullira. Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si ekonomi kryesore botërore, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë botërore, si edhe për të promovuar zhvillimin ekonomiko-shoqëror të të dy vendeve. Kina është e gatshme të punojë me Mbretërinë e Bashkuar, duke u mbështetur në një perspektivë më të gjerë historike, duke kapërcyer dallimet, respektuar njëra-tjetrën dhe duke transformuar potencialin e bashkëpunimit në rezultate të prekshme, për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në dobi të të dy popujve dhe botës.

Xi Jinping theksoi se besimi i ndërsjellë është themeli për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve mes vendeve. Kina gjithmonë i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, nuk ka nisur e para asnjë luftë dhe nuk ka pushtuar asnjë cep territori të një vendi tjetër. Pavarësisht se sa shumë zhvillohet dhe fuqizohet Kina, ajo nuk do të përbëjë kërcënim për vendet e tjera. Tradita kulturore e Kinës vlerëson paqen dhe synon marrëdhënie harmonike, pavarësisht dallimeve. Thelbi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar është përfitimi i ndërsjellë.

Ai shprehu shpresën se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë një mjedis biznesi të drejtë, të barabartë dhe jodiskriminues për ndërmarrjet kineze. Ne mirëpresim më shumë vizita nga qeveria, parlamenti dhe qarqet e ndryshme lokale britanike për të shtuar konceptin të gjithanshëm, ​​objektiv dhe të saktë për Kinën. Kina është pozitive të marrë në konsideratë heqjen e njëanshme të vizës me Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi kreu i shtetit i Kinës.

Ai theksoi njëkohësisht se kohët e fundit, unilateralizmi, proteksionizmi dhe politika e fuqisë në përhapje, ka ndikuar rëndë në rendin ndërkombëtar. Ligji ndërkombëtar është efektiv vetëm kur të gjitha vendet i përmbahen atij.

Gjatë takimit, Starmeri u shpreh shumë i gëzuar të jetë kryeministri i parë britanik që viziton Kinën në tetë vitet e fundit. Delegacioni i tij me mbi 60 përfaqësues të rëndësishëm nga qarqet industriale, të biznesit dhe kulturës britanike, vërtetoi gjerësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kinën.

Në situatën aktuale të paqëndrueshme dhe të brishtë ndërkombëtare, është me rëndësi kyçe që Mbretëria e Bashkuar të krijojë një partneritet të gjithanshëm e të qëndrueshëm strategjik afatgjatë me Kinën, në bazë të respektit dhe besimit të ndërsjellë. Politika që Mbretëria e Bashkuar i përmbahet prej kohësh mbi çështjen e Tajvanit, mbetet e pandryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Ajo është e gatshme të mbajë shkëmbime të nivelit të lartë me Kinën, të forcojë dialogun dhe komunikimin, si dhe të rrisë bashkëpunimin në tregti, investime, financë, mbrojtje të mjedisit dhe fusha të tjera, për të kontribuar në rritjen ekonomike reciproke si dhe për t’u sjellë përfitime popujve të të dy vendeve.

Lulëzimi dhe qëndrueshmëria e rajonit të Hong-Kongut janë në interes të përbashkët të të dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar do të shohë që Hong-Kongu të jetë një urë unike dhe e rëndësishme midis dy vendeve. Kina luan një rol kyç në çështjet ndërkombëtare. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në përballimin e sfidave globale si ndryshimet klimatike, si dhe të mbrojë së bashku paqen dhe stabilitetin e botës.