Trump: Shtetet tjera zbrazin burgjet e veta, na sjellin kriminelë e pacientë psikiatrikë





Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar me përshkallëzim të retorikës së tij mbi emigracionin, duke bërë një lidhje të drejtpërdrejt të sigurisë kufitare me nivelet e krimit në Shtetet e Bashkuara, që sipas tij, ka të bëjë me origjinën e emigrantëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me myshterinj të një restoranti në qytetin Urbandeil të Iovas, të martën, ai tha se rënia e krimit në nivel kombëtar dhe në shtete specifike, si Minesota, nuk është e rastësishme, por rezultat i drejtpërdrejtë i dëbimit masiv të siç shtoi, ‘mijëra kriminelëve’ gjatë kohës së tij në detyrë, shkruajnë mediat e huaja.

Trump paraqiti një pasqyrë deridiku alarmante të situatës globale të emigracionit, duke pretenduar se vendet e huaja po zbrazin qëllimisht burgjet dhe institucionet e tyre mendore për të dërguar individë të rrezikshëm në kufirin e SHBA-së. Ai specifikoi Venezuelën dhe Kongon si burime të këtij fluksi, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve të cilët I etiketoi kryesisht si ish të burgosur ose pacientë psikiatrikë.

Me këtë rast Trump sfidoi raportimet e mediave kryesore mbi statistikat e krimit, duke pretenduar se mediat ‘urrejnë ta dëgjojnë këtë’, por që krimi është në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë falë ndërhyrjeve të tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo