“Shmangni udhëtimet e panevojshme dhe qëndroni brenda sa më shumë që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë, sipas Bild.
Një numër i madh aksidentesh trafiku kanë ndodhur gjatë natës në Gjermani për shkak të rrugëve të akullta, sipas medias. Autoritetet në shtetin e Baden-Württemberg raportuan se kishte pasur disa aksidente trafiku të shkaktuara nga akulli.
Në disa pjesë të Bavarisë, shumë rrugë do të mbeten të mbyllura sot për shkak të rrezikut të rrëzimit të pemëve ose thyerjes së degëve.