Ishte zhdukur pak orë më parë, gjendet pa shenja jete vogëlushi Zejn Zejnullahu





Ka vdekur Zejn Zejnullahu, vogëlushi i cili u gjet pak orë pasi ishte shpallur i humbur nga familja në Gadime të Lipjanit.

Pasi u gjet, ai u dërgua për trajtim në QKUK, por nuk ia doli. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga mjekja kujdestare Dafina Basholli.

“Pacienti u pranua pa shenja jete. Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo.

Informacionet e para flasin se vogëlushi kishte rënë në lumin e Gadimes.