Mëma e të gjitha marrëveshjeve tregtare. Ujdia tregtare BE-Indi shihet si historike!





“BE-ja dhe India po bëjnë histori sot dhe po thellojnë partneritetin midis demokracive më të mëdha në botë”, deklaroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Megjithatë, zbatimi praktik i marrëveshjes do të kërkojë ende pak kohë, pasi një shqyrtim ligjor është ende në pritje. Mëma e të gjithë marrëveshjeve tregtare, siç shihet ujdia tregtare BE-Indi do të ishte marrëveshja më e madhe tregtare. Pas problemeve në minutën e fundit me marrëveshjen Mercosur për shkak të votimit në Parlamentin Europian, një rrugëdalje e mirëpritur për BE. BE me temp të lartë është në kërkim të tregjeve të reja në kohët e kërcënimit nga Donald Trump. Për ekonominë gjermane, një marrëveshje tregtare BE-Indi do të ishte një e ashtuquajtur “game-changer”, u shpreh Volker Treier nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.