Mickoski nga Gazi Baba: Po e realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, u vendos gurthemeli i sallës së re sportive në SHFK „Grigor Prliçev“
Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një vizite në Komunën e Gazi Babës, deklaroi se nuk ka çfarë të shtojë nga ajo që tashmë u tha nga kryetari i komunës dhe ministrja, duke theksuar se realizimi i premtimeve është thelbi i veprimit politik.
Ai përgëzoi kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën komunale, deputetët, ministren dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për angazhimin dhe punën e përkushtuar në realizimin e projekteve, të cilat, sipas tij, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe për procesin arsimor.
“Dëshiroj t’i përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën e Komunës së Gazi Babës, deputetët, ministren, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për punën e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe për procesin e tyre arsimor” tha Mickovski.
Pres edhe shumë projekte të tilla që në periudhën në vijim do të realizohen.
Mickoski shprehu pritshmërinë që edhe në të ardhmen të realizohen projekte të ngjashme, duke theksuar se qëllimi kryesor është përmbushja e asaj që është premtuar para qytetarëve./TS/