Vuçiq kërkon forcim të kapaciteteve për integrimin evropian të Serbisë





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar krijimin e një ekipi operativ dhe forcimin e kapaciteteve për ta ndihmuar vendin të ecë më hapa më të shpejtë në rrugën e tij evropiane. Vuçiqi e bëri këtë propozim gjatë një seance të Qeverisë serbe. Ai tha se ekipi duhet t’i ketë tetë deri në dhjetë persona në mënyrë që “ata të mund të jenë në kontakt çdo ditë përmes konferencës telefonike”. Vuçiq tha po ashtu se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizitës në Beograd ishte “më qesharaku në botë”. Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”.