Zelensky: Ukraina po punon për paqen, faleminderit të gjithëve





Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “u diskutua shumë” gjatë bisedimeve trepalëshe, të cilat ai i quajti “konstruktive”.

“Fokusi qendror i diskutimeve ishin parametrat e mundshëm për përfundimin e luftës”, deklaroi Zelensky.

“E vlerësoj shumë mirëkuptimin e nevojës për monitorimin dhe mbikëqyrjen amerikane të procesit të përfundimit të luftës dhe sigurisë”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se, me kusht që të ketë gatishmëri për të ecur përpara, takime të mëtejshme mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë.”

Ndryshe, ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për bisedimet që u zhvilluan mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi.