Shaip Kamberi: Vazhdon përndjekja institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi





Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, sot ka marrë ftesë nga gjykata për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin e KNSH, në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 2025.

Ky veprim përbën një tjetër dëshmi të mohimit të së drejtës për shprehje të lirë të identitetit kombëtar dhe vazhdimit të përndjekjes politike ndaj shqiptarëve.

Serbia mbetet i vetmi shtet në Ballkan që, përmes ligjeve diskriminuese, pengon përdorimin e simboleve kombëtare të pakicës shqiptare, një praktikë që bie ndesh me standardet evropiane dhe të drejtat themelore të njeriut.

Përdorimi i Flamurit nuk është krim. Identiteti jonë nuk mund të gjykohet.
�Të drejtat nuk falen nga komoditeti i shumicës, e as nga pragmatizmi i të tjerëve.

Ato mbrohen nga këmbëngulësia jonë.

*Shaip Kamberi deputet i shqiptareve te Kugines ne Parlamentin e Serbise