Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga homazhet. Ajo thekson se Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Sipas saj ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme.
“Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”, shkruan Osmani.