E rëndë: Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e diele në Fushë Kosovë.

Rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën se një grua është gjetur pa shenja jete.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, teksa po cilësohet si “Hetim mbi Vdekjen”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.