Arrestohet 28-vjeçar për kërcënime dhe zhvatje në Shkup

Arrestohet 28-vjeçar për kërcënime dhe zhvatje në Shkup

Policia e Shkupit ka arrestuar I.I. (28) nga Shkupi, pas një denoncimi se i kishte kërcënuar një grua 41-vjeçare dhe bashkëshortin e saj, duke u kërkuar edhe para, raporton Tetovasot. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qendrës së Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të vijojë parashtresa përkatëse.