Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League





Pavarësisht rezultateve pozitive në Premier League, te Arsenali po rritet shqetësimi për klimën e punës në klub. Një plan ristrukturimi, që mund të rrezikojë rreth 60 vende pune, ka ndikuar në moralin e punonjësve dhe ka shtuar pasigurinë për të ardhmen e tyre.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, disa punonjës me përvojë të gjatë në klub janë larguar tashmë, ndërsa të tjerë po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë. Procesi i konsultimit vijon, por ende nuk ka siguri për pozicionet e personave të prekur nga ndryshimet.

Klubi mund t’u ofrojë disa prej punonjësve role alternative, megjithatë e ardhmja e tyre mbetet e paqartë.

Ristrukturimi është pjesë e një rishikimi të mënyrës së funksionimit të Arsenalit, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Richard Garlick. Në këtë proces është përfshirë edhe kompania konsulente Boston Consulting Group, e cila po ndihmon në vlerësimin e aktiviteteve të klubit.

Ndërkohë, trajneri Mikel Arteta ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt situatën, duke theksuar se nuk është personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje.

“Është një pyetje që nuk duhet të më drejtohet mua. Sigurisht, nuk jam personi më i përshtatshëm për të folur për këtë temë”, deklaroi tekniku spanjoll.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo