Pse Bilall Kasami shkoi me veturë prej 150 mijë eurosh në takimin e liderëve? (VIDEO)

Takimi i liderëve nuk ishte thjesht një takim politik. Ishte një ngjarje që hapi shumë pikëpyetje serioze.

E para: pse kryetari i LSDM-së nuk mori pjesë?

E dyta: pse Ali Ahmeti vendosi të marrë pjesë?

Dhe e treta më e diskutueshmja: pse Bilall Kasami shkoi me BMW-në luksoze me targa 7777 RA?

Dy çështjet e para u komentuan politikisht. Mungesa e LSDM-së u interpretua si refuzim politik, ndërsa pjesëmarrja e Ali Ahmetit si një përpjekje për të ardhur në pushtet.

Por paraqitja e Bilall Kasamit me një BMW prej rreth 150 mijë eurosh u pa gjerësisht si çmenduri politike dhe budallallëk publik, tipik për një lider të vogël që mundohet të shitet si i madh.
BMW 7777 RA njihet në Tetovë si veturë e “Dajxhës Rakip”.

Lidhja mes Bilall Kasamit dhe Dajxhës Rakip përflitet prej vitesh si një lidhje e errët, e mbushur me dyshime për korrupsion dhe favore kriminale. Kompanitë e Dajxhës Rakip, sipas zërave të shumtë në qytet, fitojnë tenderë nga Komuna e Tetovës edhe kur nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Kushtet rregullohen, procedurat manipulohen, por puna çuditërisht përfundon gjithmonë te Dajxha Rakip.

Pra, çfarë deshi të tregojë Bilall Kasami me këtë shfaqje banale me BMW?
E para, tregoi kompleksin e një njeriu të vogël, që vuan nga nevoja për t’u dukur i madh. Ai deshi të dëshmojë se “nuk është i varfër”, se ecën me vetura superluksoze, pasuri që sipas perceptimit publik krijohet në kurriz të qytetarëve të Tetovës.

E dyta, u përpoq të tregojë forcë ndaj partnerëve të tij në VLEN. Mesazhi ishte i qartë: “Unë jam baba i VLEN-it. Unë vij me BMW, ju vini me Skoda.” Një arrogancë primitive që s’ka lidhje me lidershipin politik.

E treta, tregoi selakllëkun dhe idiotllëkun e tij politik para qytetarëve. Tetova e njeh mirë Bilall Kasamin dhe Dajxhën Rakip – kush kanë qenë, si janë pasuruar dhe si përfitojnë nga Komuna. Por askush nuk e priste që vetë Kasami, me veprimet e tij publike, të ekspozohej kaq hapur, duke dhënë përshtypjen e një njeriu që keqpërdor komunën për ego personale dhe për t’u dukur “i madh”.

Dhe në fund, me këtë paraqitje, Bilall Kasami i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë edhe Izet Mexhitit:
“Prej sot, unë jam lideri i VLEN-it. Çdo përpjekje e jotja për t’u bërë i pari, do të shtypet… edhe me BMW.” /TetovaSot/