Tetovë: Arrestohet 26-vjeçari për ndjekje dhe shqetësim të një vajze 21-vjeçare





Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria F.SH. (26) nga rrethina e Tetovës, pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur dhe shqetësuar një vajzë 21-vjeçare nga Tetova. Rasti është denoncuar më 14 janar 2026 rreth orës 13:30 në rrugën “Luboten”. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS