Kandidati i Aleancës për Kombëtarët e Integruar (AKI), Isen Shabani, ka shpallur fitoren në Komunën e Vrapçishtit pas përfundimit të numërimit të votave, mëson eksluzivisht TS.
Isen Shabani ka fituar ndaj Zuli Demirit, kandidatit të pavarur i cili u mbështet nga VLEN-i dhe Partia e Ziadin Selës.
Shabani përmes portalit TS ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se ky rezultat është një motiv shtesë për të punuar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit lokal.
Zgjedhjet në këtë komunë u zhvilluan në kushte të qeta dhe numërimi i votave u përfundua pa incidente të raportuara.
Rezultatet e shpallura nga Shabani përputhen me raportimet paraprake nga vendvotimet lokale./TS