Valbon Limani nga qendra e Gostivarit: Falenderoj Zotin qe e bëri të mundur këtë fitore (VIDEO)





Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet për Komunën e Gostivarit, kandidati fitues i Aleancës KOmbetëre për Integrim, Valbon Limani ka nisur festën në qendër të qytetit, ku para një numri të madh qytetarësh dhe aktivistësh ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e dhënë, raporton TS.

Në fjalën e tij, Limani falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan, aktivistët për angazhimin e tyre gjatë fushatës, si dhe mërgimtarët për mbështetjen e vazhdueshme. Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për familjen e tij, babainn nënën dhe gruan e tij me tre fëmijë, duke theksuar rolin e saj në këtë sukses.

Ai në fund të fjalimit ka falenderuar Zotin qe e ka bërë të mundur këtë fitore.

“E falënderoj Zotin që e bëri të mundur këtë sukses dhe këtë fitore” u shpreh Limani para të pranishmëve./TS